Depilimi me lazer
Parimi i lazerit për depilim është të përdorë dritën e pulsuar me gjatësi vale 590-1200 nm e cila mbyll rrënjët e qimeve duke minimizuar mundësinë e mbirjes së tyre në vende të tjera si pasojë e energjisë kalorifike (nxehtësisë) në të cilën shndërrohet drita e pulsuar.
Për trajtim 100% të qimeve të një zone, nevojiten disa seanca. Drita e pulsuar vepron vetëm mbi qimet që janë në fazën anagjene (rritje). Ajo nuk vepron mbi qimet në fazë katagjene (që kanë mbaruar rritjen) apo në fazë telogjene (që janë duke rënë). Për këtë arsye duhet pritur një fazë tjetër rritje për të shkatërruar qimet e mbetura. Edhe në fazë anagjene drita shkatërron pak ashumë 30% të qimeve, por ato që ngelen do të dalin më të holla dhe do të jetë më e lehte të shkatërrohen në seancën e ardhshme.
Zakonisht këshillohet zhvillimi i 3 seancave me interval një muaj nga njëra tjetra dhe pastaj disa të tjera të ndara nga 2 ose më tepër muaj, në funksion të rastit që trajtohet.
Gjatë seancës mund të ndihet aroma e qimeve të djegura, ndodh që lëkura të jetë pak e skuqur dhe mund të duket pak e enjtur. Një krem post-op duhet përdorur menjëherë pas seancës dhe për disa ditë më vonë për të ndaluar këto efekte.
Fotorinimi apo fotorigjenerimi
Fotorinimi i adresohet femrave dhe meshkujve që duan të ruajnë gjithmonë një pamje të re sa më gjatë të jetë e mundur. Drita e pulsuar tejkalojon epidermën pa e dëmtuar atë dhe shkon deri në dermë, duke vepruar në nivelin e mikrokapilarëve, të melaninës dhe fibroblasteve.
Cilësia apo pamja e lëkurës varet nga fibroblastet. Sinteza e tyre në lëkurë pakësohet dhe rrallohet me moshën. Fibroblasti prodhon 4 substanca organike : kolagjenin (substancë mbushëse, elastinën (fibra elastike), fibronektinën dhe lamininën (substanca lidhëse). Nëse sinteza e fibroblasteve është e aktivizuar, kolagjeni dhe elastina do të vendosin kohezionin e strukturës së lëkurës. Lëkura do të jetë më shumë tonike, elastike dhe e hidratuar. Ajo “rinohet”. Numri i seancave që këshillohet është nga 4 deri në 6, në funksion të problemit. Seancat ndahen nga njëra- tjetra me një hapësire kohore prej 2-3 javësh. Për aknet këshillohet një seancë çdo 4-6 javë.
Menjëherë pas trajtimit me lazer mund të vihet re një skuqje e lehtë gjatë disa orëve, ndonjëherë dhe një enjtje e lehtë. Shumë rrallë ndodh të shfaqen njolla kafe të përkohshme apo kore të vogla të cilat shfaqen në raste si: njolla, couperose, smaliatura, etj. Këto probleme të vogla zhduken shumë shpejt. Kremi post-op është i detyrueshëm pas çdo seance për disa ditë me radhë deri sa këto efekte post-op të zhduken krejtësisht.