Mikro-dermabrazioni

Mikrodermabrazioni kryhet me anë të një aparati që projekton me një shpejtësi të madhe mikrokristale mbi lëkurë dhe riaspiron me të njëjtën sondë tepricat qelizore të lëkurës. Ai realizohet në fytyrë, duar, dekolte, por edhe në trup për tendosjen e lëkurës. Dermabrazioni ka efekte të ngjashme me një peeling sipërfaqësor, por mund të bëhet edhe më i thellë në varësi të kërkesës së pacientit dhe rekomandimit të mjekut.

Ai konsiston në projektimin e mikrokristaleve në lëkurë me qellim eliminimin e epidermës së dëmtuar nga mosha apo faktorë të tjerë. Kalimet e përsëritura dhe rritja e vakumit brenda pompës, rrit intensitetin duke stimuluar rigjenerimin e epidermës.

Pas seancës lëkura është e skuqur, në varësi të thellësisë dhe intensitetit me të cilin është kryer dermabrazioni. Ndonjëherë në zonat e trajtuara mund të shfaqen disa kore të cilat mund të jenë të dukshme për pak kohë. Në ditët që pasojnë dermabrazionin lëkura do të ketë  një pamje me shkëlqim dhe të lëmuar. Me përsëritjen e seancave, dermabrazioni në lëkurë ka efekt edhe mbi rrudhat, njollat dhe cilësinë e lëkurës. Seancat mund të zgjasin nga 20 -30 min, këshillohen në total 4 seanca, 1 seancë në çdo 2 javë.

Dërgo një mesazh