Pas moshës 40 vjeçare, sekretimi hormonal pakësohet. Kjo fazë mund të përfshijë një sërë sëmundjesh, siç janë ato kardiovaskulare, por mund të provokojë gjithashtu edhe zvogëlim të aftësive fizike dhe intelektuale.
Mjekësia kundër plajkes bazohet në përdorimin e hormoneve të tilla si: DHEA, melatonina, hormoni i rritjes, hormonet seksuale, por gjithashtu edhe të disa plotësuesve ushqimorë të përbëre nga vitamina, kripëra minerale oligoelementët, anit-oksiduesit. E gjithë kjo duhet shoqëruar me dy konstante të rëndësishme si; higjiena e mire e jetës dhe regjimi ushqimor i ekuilibruar.
Mjekësia kundër plakjes bën të mundur vonimin e plakjes dhe u adresohet personave në moshë të madhe. Gjithsesi një numër i madh personash të rinj nuk hezitojnë të përdorin trajtimet anti- age siç janë plotësuesit ushqimorë dhe hormonet, si masë parandaluese. Megjithatë këto trajtime nuk përjashtohen nga rreziqe të mundshme, sidomos kur bëhet fjalë për hormone (DHEA dhe hormoni i rritjes) tek personat që nuk paraqesin asnjë deficit.
Përpara se të merrni një trajtim kundër plakjes ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, të kryeni ekzaminimet biologjike të nevojshme me qëllim përcaktimin e mungesave hormonale, vitaminoze si dhe të atyre në kripëra minerale. Në këtë mënyrë mjeku do të përcaktojë programin që i përshtatet rastit tuaj.