�Blefaroplastia është nderhyrja kirurgjikale tek kapakët e syrit e cila ka për qëllim eliminimin e defekteve të shkaktuara nga mosha, apo ato që lidhen me fizionominë e pacientit. Kjo ndërhyrje përfshin dy kapakët e syrit (të sipërm ose të poshtëm) apo të katërt njëkohësisht.
Blefaroplastia propozon korrigjimin e shenjave të plakjes që shfaqen në kapakët e syrit duke zëvendësuar pamjen e «lodhur» të syve, me një pamje më të freskët dhe të tendosur. Ajo përfshin ndërhyrje në rastet kur kapakët e siperm janë të rënë dhe ka një tepricë lekure që formon një palosje të dukshme. Një ndërhyrje e tillë mund të kryhet edhe kur kemi të bëjmë me kapakë të poshtëm të rënë që shoqërohen me rrudha të vogla horizontale si pasojë e tërheqjes së lëkurës�dhe së fundmi kur kemi të bëjmë me hernie dhjamore që shkakton «qeset poshtë syve» ose «fryrjen» e syve.
Ndërhyrja ka për qëllim korrigjimin në mënyrë kirurgjikale të tepricave të lëkurës dhe të dhjamit tek kapakët e syrit, pa cënuar funksionin e tyre. Ndërhyrja mund të praktikohet si tek femra ashtu dhe tek mashkulli, pas moshës 40 vjeçare, por mund të realizohet edhe më herët, si pasojë e faktorëve të trashëgimisë dhe jo të atyre që lidhen me moshën (siç mund të jenë qeset dhjamore poshtë syve).
Përpara ndërhyrjes kryhet një vizitë mjekësore dhe një analizë e syve nga kirurgu për të parë nëse ka ndonjë anomali e cila mund të komplikojë ndërhyrjen. Këshillohet të kryhet një analizë oftalmologjike për të ekzaminuar ndonjë patologji të mundshme okulare.
Dallohen tre lloje procedurash në tipet e anestezive që aplikohen në këtë ndërhyrje: Anestezi lokale, ku produkti analgjezik injektohet për të përftuar pandjeshmërinë e kapakëve të syve; anestezi lokale e thelluar me qetësues që administrohen në rrugë intra-venoze; dhe anestezi klasike e përgjithshme, gjatë së cilës pacienti është në gjendje gjumi. Zgjedhja e teknikës së anestezisë do të diskutohet midis pacientit, kirurgut dhe mjekut anestezist.
�do kirurg ka një teknikë të vetën operatore të cilën ai e përdor për të arritur rezultatet më të mira për pacientin, por gjithsesi parimet bazë janë të njëjtat. Incizionet (prerjet) në kapakët e sipërm janë të shpërndara në sillonin midis pjesës së lëvizshme dhe asaj të palëvizshme të kapakut të syrit.
Në kapakët e poshtëm ato kryhen 1-2 mm poshtë qerpikëve dhe mund të zgjaten pak më jashtë. Shenjat e incizioneve janë sigursht edhe cikatricet e ardhshme të cilat duke u fshehur në palosjet natyrale të syrit, mbeten të padukshme.
Kur interventi synon vetëm «qeset e syrit » dhe nuk ka tepricë lëkure, mund të realizohet një blefaroplasti e brendshme me incizione në pjesen e brendshme të kapakut të poshtëm që nuk lë asnjë cikatrice të dukshme. Qepjet realizohen me fije tepër të holla, zakonisht të patretshme që hiqen disa ditë pas interventit.