Përpara ndërhyrjes
Përpara ndërhyrjes mjeku kirurg do t’ju kërkojë kryerjen e analizave preoperatore, që kanë për qëllim evitimin e çdo problemi të mundshëm gjatë ndërhyrjes dhe pas saj. Konsulta me mjekun anestezist kryhet përgjithësisht 48 orë para interventit. Nuk duhet marrë asnjë medikament që përmban aspirinë deri në 10 ditë para operacionit. Kirurgu mund t’ju kërkojë që të jeni esëll, pra të mos hani dhe të mos pini 6 orë para operacionit.
Anestezia
Lipoaspiracioni mund të realizohet, në varësi të rastit dhe zonave që do të trajtohen, nën anestezi lokale, nën anestezi të thellë që realizohet në mënyrë intravenoze apo nën anestezi të përgjithshme. Zgjedhja mes këtyre teknikave mund të bëhet objekt diskutimi mes jush dhe mjekut kirurg dhe anestezist. Qëndrimi në spital apo klinikë vendoset në funksion të sasisë së dhjamit të hequr dhe mund të shkojë nga disa orë në 1 apo 2 ditë pas ndërhyrjes, kryesisht në rast të aplikimit të një anestezie të përgjithshme.
Ndërhyrja
Çdo kirurg ka një teknikë të caktuar të cilen ai e përdor për të arritur rezultatet më të te mira të mundshme, megjithatë parimet bazë janë të njejtat për çdo ndërhyrje. Incizionet, tepër të vogla që nuk i kalojnë 3-4 mm, realizohen përgjithësisht në pjesë pak të dukshme. Dhjami aspirohet me ndihmën e tubave duke realizuar disa tunele të rregullta që respektojnë nervat dhe enët e gjakut. Mund të trajtohet kështu dhjami sipërfaqësor dhe ai i thellë. Sasia e dhjamit që thithet duhet të jëtë në funksion të cilesisë së lëkurës në sipërfaqen që trajtohet, pasi ky është faktori kyç që ka të bëjë me cilësinë e rezultatit. Menjëherë pas ndërhyrjes ju vishni një lloj korseje speciale elastike në mënyrë që rezultati pas ndërhyrjes të jetë optimal.
Pas ndërhyrjes
Duhet theksuar se koha e nevojshme për tu rikuperuar pas një lipoaspiracioni është proporcionale me sasinë e dhjamit të nxjerrë. Pas ndërhyrjes, në zonat e trajtuara, shfaqen shpesh ekimoza (mavijosje) ose edema (fryrje). Dhimbjet janë të variueshme, por ato nuk janë shume të forta falë përdorimit të tubave tepër të hollë. Aktiviteti normal mund të fillojë 4-7 ditë pas operacionit, në varësi të përmasave të lipoaspiracionit dhe tipit të aktivitetit profesional.
Ekimozat zhduken pas një periudhe 10-20 ditë pas ndërhyrjes. Mbajtja e korsesë elastike këshillohet për 2-4 javë. Këshillohet gjithashtu të mos ekspozoni në diell/rreze UV zonat e operuara deri në 3 muaj pas interventit. Pas rreth 3 javëve dhe pas kontraktimit të edemave do të fillojë të duket rezultati i cili është definitiv duke filluar nga muaji i gjashtë post-op.