Otoplastika ose rimodelimi i veshëve

Rimodelimi i veshëve nevojit një ndërhyrje kirurgjikale që quhet otoplastikë, e cila bën të mundur korrigjimin e llapave që gjykohen shumë të mëdha. Ndërhyrja realizohet zakonisht tek të dy veshët, por ndonjëherë mund të jetë unilaterale, pra vetëm mbi njërin nga veshët. Një otoplastikë propozohet për të korrigjuar anomalitë e shfaqura në llapën e veshit dhe që e bëjnë pacientin të duket “llapush”.

Mund të dallojmë në mënyrë skematike 3 tipe keqformimesh apo anomalish që janë përgjegjëse për këtë pamje të veshit dhe lidhen pak a shumë me njëra tjetrën. Së pari, është krijimi i një këndi shumë të madh midis veshit dhe kokës, që sjell një shkëputje të mirëfislltë të veshit nga profili i kokës. Së dyti, mund të jetë përmasa shumë e madhe e kartilazhit, e cila e shtyn veshin përpara duke e bërë atë të duket më i shkëputur nga koka. Dhe së treti, shkak bëhet një defekt i palosjes të anteliksit që i jep veshit pamjen e “shpalosur”.

Ndërhyrja bën të mundur korrigjimin definitiv të këtyre anomalive duke rimodeluar kartilazhin për të arritur veshë “të ngjitur” me kokën, simetrikë me masë dhe pamje sa më natyrale. Otoplastika mund të realizohet tek të rriturit ose tek adoleshentët, por në shumicën e rasteve korrigjimi bëhet që në fëmijëri dhe mund të praktikohet duke u nisur nga mosha 7 vjeç, atëherë kur fëmija fillon të ankohet dhe të përjetojë keq pamjen e tij fizike dhe komentet e moshatarëve të tij.

Përpara ndërhyrjes

Një analizë e kujdesshme e veshëve bëhet nga kirurgu para se të vendoset për modifikimet që duhen bërë. Kirurgu do t’ju kërkojë gjithshtu kryerjen e analizave pre-operatore. Duhet kryer gjithashtu konsulta me mjekun anestezist 48 orë para operacionit. Nuk duhet të merret asnjë medikament që permban aspirinë, të paktën 10 ditë para operacionit. Për meshkujt, një prerje e flokëve shkurt këshillohet zakonisht, ndërsa për femrat mjafton mbledhja e flokëve. Koka dhe flokët duhen larë para operacionit. Në funksion të tipit të anestezisë që do të përdoret, pacienti duhet të jetë esëll, pra të mos të hajë dhe të mos pijë të paktën 6 orë para operacionit.

Anestezia

Anestezia mund të procedohet në tre mënyra të mundshme. Së pari, mund të jetë një aneestezi lokale, ku një produkt analgjezik injektohet në mënyre lokale me qëllim që të sigurohet pandjeshmëria e veshëve. Së dyti, mund të aplikohet një anestezi lokale e thelluar me qetësues që administrohen me rrugë intra-venoze dhe së fundmi anestezi e përgjithshme, gjatë së cilës pacienti është totalisht në gjumë. Zgjedhja e këtyre teknikave të anestezisë diskutohet midis jush dhe mjekut kirurg dhe anestezist.

Ndërhyrja

Çdo kirurg ka një metodë të vetën operatore të cilen ai e përshtat në çdo rast për të arritur rezultatet më të mira. Megjithatë, parimet bazë të ndërhyrjes mbeten pak a shumë të njëjtat. Incizionet kutane kryhen zakonisht në sillonin retro aurikular, pra në pjesën prapa veshit. Në disa raste kryhen disa incizione plotësuese në pjesën e përparme të veshit, por ato do të jënë të fshehura në palosjet natyrale të veshit. Është e nevojshme që ndonjëherë flokët të priten ne një zonë të caktuar, por përgjithësisht ato nuk përbëjnë problem për ndërhyrjen. Qepjet zakonisht bëhen me fije të tretshme, por edhe nëse fijet do të jenë të patretshme, kirurgu do ti heqë ato 10 ditë pas ndërhyrjes. Në fund bëhët fashimi me fasho elastike rreth kokës me qëllim mbajtjen e veshëve në pozicionin e duhur.

Pas ndërhyrjes

Dhimbjet janë të durueshme, por nëse është e nevojshme ju mund të merrni një trajtim me antalgjikë ose me antiinflamatorë. Fashimi i parë i madh hiqet midis ditës së 2 dhe të 5 pas operacionit, por zëvendesohet nga një fashim tjetër më i lehtë se i pari, i cili duhet mbajtur edhe për disa ditë të tjera. Veshët mund të jenë pak të enjtur si rezultat i ndërhyrjes, por edemat zhduken spontanisht pas disa ditëve. Mund të shfaqen mavijosje, por nuk duhet të shqetesoheni për to pasi janë të përkohshme dhe nuk ndikojnë në rezultatin final.

Një fasho mbrojtëse duhet të mbahet ditë e natë për 15 ditë, më pas vetëm gjatë natës edhe për disa javë. Sporti duhet evituar dhe ekspozimi në të ftohtë nuk këshillohet për rreth 2 muaj për shkak të ndjeshmërisë së rritur pas ndërhyrjes. Një periudhë prej 1-2 muaj është e nevojshme për të vlerësuar rezultatin final. Gjatë kësaj kohe shtresat zbuten dhe edema është zhdukur plotësisht, duke lënë një pamje të qartë të veshëve. Pas kësaj periudhe vetem cikatricet do të jenë pak të kuqe, por për pak kohë ato normalizohen plotësisht.

© Copyright 2019 - Kirurgjia Estetike Franceze | Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Enfold Theme by Kriesi
WhatsApp chat