Mezoterapia

Përfshijnë disa lloje trajtimesh të cilat konsistojnë në injektimin mbi lëkurë të produkteve të ndryshme të cilat parandalojnë plakjen e lëkurës, e ushqejnë atë apo përmbushin mungesat që ajo ka në elementë të ndryshëm. Ato mund të realizohen në mënyrë manuale apo nëpërmjet një pistolete mezoterapie dhe aplikohen në zona të veçanta të trupit, fytyrës dhe skalpit.

Injeksionet realizohen në nivelin intradermik me qellim shpërndarjen e produktit në shtresat dhjamore. Teknika varion në funksion të zonës dhe problemit që do të trajtojë. Për zonat që kanë një volum të madh procedohet me ngadalë për ti lënë lëkurës kohën për tu tendosur dhe për të rigjetur elasticitetin e saj. Produktet që përdoren për mezoterapi janë të ndryshme dhe të shumta, në varës të problemit që trajtojnë. Këto trajtime kundërindikohen në raste të infeksioneve të lëkurës, herpes, kancer të lëkurës, psoriasis dhe sëmundjeve auto-imune.

Efektet dytësore të lidhura me praktikën e mezoterapisë janë në shumicën e rasteve pa rëndësi dhe të rikthyeshme. Ndër to mund të përmendim alergjinë. Agjenti që diskutohet më shumë në shfaqjen e alergjisë është procaina. Gjatë trajtimit me mezoterapi mund të shfaqen skuqje të cilat zhduken brenda 2-3 ditëve. Megjithatë nëse vërehet reaksion alergjik te pacienti, atëherë trajtimi me mezoterapi duhet të ndalet.

Dhimbja është një tjetër efekt i mezoterapisë. Ajo lidhet kryesisht me teknikën që përdoret (gjesti duhet të jetë i saktë dhe i shpejtë), me dispozitivin (pistoleta dhe aget duhet të jenë të një cilësie të mirë, dhe aget (duhen ndryshuar rregullisht pas çdo seance).Hematoma është në fakt incidenti më frekuent me gjithë kujdesin që mund ti kushtohet, por ajo zhduket 2-3 ditë pas trajtimit. Mund të kemi shfaqje të infeksioneve kur lëkura është e dëmtuar, por këto raste mund të evitohen duke respektuar rregulla higjene strikte.

Dërgo një mesazh