Lipolazeri është një tjetër teknikë për trajtimin e dhjamit në trup, fytyrë dhe qafë. Lipolazeri është një aparat LLLT (Low Level Laser Therapy), që do të thotë se është një lazer me intesitet dhe fuqi të ulët që nuk ka asnjë ngjashmëri me lazerat kirurgjikalë. Energjia e dritës së këtij aparati nuk pret dhe nuk djeg. Teknika e lipolazerit konsiston në shpërndarjen e një drite homogjene ose të pulsuar në shtresat hipodermike, duke shkëputur qelizat dhjamore të cilat, të çliruara, mund të dalin jashtë trupit nëpërmjet rrugëve natyrore (urinimi). Kjo teknikë ka rezultate të shkëlqyera në trajtimin e celulitit dhe tonifikimin e lëkurës.
Lipolazeri është një metodë e shpejtë. Kështu mjaftojnë 9 seanca nga 20 minuta secila, për të patur rezultate shumë të mira në zonën që do të trajtohet. Ai është krejtësisht pa dhimbje, nuk kërkon anestezi, nuk nevojit aplikim xheli apo kremi dhe nuk ka asnjë pasojë të padëshirueshme, si enjtje, skuqje apo djegie. Protokollet e trajtimit me lipolazer janë të shumta. Ato parashikojnë trajtimin për vithet dhe kofshët, mjekra e varur dhe krahët, hijet e rrumbullakosura, celulitin, barkun dhe lëshimin e lëkurës.