Liftingu i kofshëve

Liftingu i pjesës së brendshme të kofshëve realizohet kur ekziston një lëshim i lëkures në brendësi të kofshëve, i cili nuk mund të zgjidhet vetëm me një lipoaspiracion. Në këto raste nevojitet të bëhet një tërheqje e lëkurës dhe tendosja e saj për të korrigjuar pamjen e kofshëve. Ndërhyrja ka për qëllim heqjen e tepricës së dukshme të lëkurës, reduktimin e dhjamit që ndodhet poshtë saj dhe tendosjen e lëkurës në brendësi.

Përpara ndërhyrjes

Kirurgu do t’ju kërkojë kryerjen e analizave mjekësore për të përjashtuar çdo kundërindikacion të mundshëm ndaj ndërhyrjes dhe çdo risk që mund të lidhet me të. Ju duhet të kryeni gjithashtu vizitën tek mjeku anesetezist rreth 48 orë para interventit. Këshillohet të evitoni marrjen e medikamenteve me bazë aspirine, të paktën 10 ditë para ndërhyrjes.

Anestezia

Liftingu i pjesës së brendshme të kofshëve realizohet nën anestezi lokale të thelluar me qetësues që administrohen në rrugë intra-venoze. Në raste të veçanta mund të nevojitet gjithashtu anestezi e përgjithshme, sidomos kur ndërhyrja shoqërohet nga akte të tjera kirurgjikale. Gjithsesi ky është një vendim i cili merret pas diskutimit ndërmjet jush dhe mjekëve, kirurg dhe anestezist.

Ndërhyrja

Çdo kirurg adopton një metodë të vetën të cilën e përshtat me rastin që do të trajtojë për të arritur rezultatet më të mira. Gjithsesi parimet bazë të këtij interventi janë të njëjtat. Incizioni realizohet në palosjen natyrale në rrëzë të kofshës, zgjatet brenda palosjes për të vazhduar në pjesën e prapme të saj deri në palosjen e vitheve, ku edhe mbaron.  Ky incizion korrespondon dhe me cikatricen e ardhshme. Në rastet kur kostatohet një infiltrim dhjamor i zonës kirurgu mund t’ju propozojë një lipoaspiracion që kryhet brenda të njëjtës kohë operatore. Lëkura e tepërt hiqet dhe procedohet me një fiksim në thellësi, në nivelin e ligamentit aponevrotik që gjendet në pjesën e brendhme të kofshës, në mënyrë që të arrihet korrigjimi i rënies, të evitohet rënia poshtë e cikatrices dhe të sigurohet në vazhdimësi një anatomi normale dhe harmonike. Cikatricja ndodhet e fshehur në brendësi dhe do të mbetet gjithmonë e tillë. Në fund të ndërhyrjes realizohet një fashim me fasha elasitke ose vishet një korse speciale.

Pas ndërhyrjes

Zakonisht dalja nga klinika/spitali mund të bëhet të nesërmen e ndërhyrjes. Ato që shfaqen të parat janë edemat dhe ekimozat, të cilat zhduken spontanisht pas 15-20 ditësh. Dhimbjet nuk janë të forta, ato kufizohen në zonën e ndërhyrjes dhe vijnë kryesisht si pasojë e kryerjes së veprimeve të caktuara (lëvizje të befta, zgjatje, etj). Këshillohet pushim absolut ditët e para pas ndërhyrjes dhe evitim i sforcos fizike për të paktën 1 muaj. Cikatricja mund të jetë pak e kuqe gjatë 3 muajve të parë, por pas 3 muajve ngjyra e saj normalizohet. Duhet të evitohet ekspozimi në diell po ashtu 3 muaj pas ndërhyrjes.

Dërgo një mesazh