Nimfoplastika

Reduktimi i buzëve konsiston në reduktimin e masës së buzëve të vogla në rastet kur ato konsiderohen në përmasa të papranueshme për pacienten. Masa e madhe e tyre përveçse jo estetike, mund të sjellë shqetësime në jetën e përditshme (aktivitete sportive, raporte seksuale …). Cikatricja pas ndërhyrjes mund të jetë gjatësore apo transversale, në raport me morfologjinë e pacientes.
Nimfoplastika realizohet në një ndërhyrje ambulatore (nuk është nevoja e shtrimit në klinikë), nën anestezi lokale.

Fijet e përdorura janë të tretshme dhe zhduken vetvetiu përgjithësisht pas 3 javësh. Pas interventit mund të bëni dush normalisht, por duhet evituar qëndrimi i gjatë në ujë. Nuk këshillohen të brendshme të shtrënguara si dhe raporte seksuale për 3-4 javë. Në rastet kur kemi gjithashtu një tepri klitoridiane, interventi shoqërohet me një klitoridoplastikë.

Dërgo një mesazh