Si në çdo vend të trupit, dhjami mund të akumulohet edhe në pjesën pubike, duke shkaktuar një lloj kopleksi tek pacientja në rastet kur është e zhveshur apo me kostum banje. Ky dhjamë mund të trajtohet me lipoaspiracion ashtu si dhjami në çdo zonë tjetër në trup.
Kjo teknikë kirurgjikale konsiston në thithjen e teprisë dhjamore me anë të një tubi të hollë. Sasia e dhjamit që hiqet varet nga tepria e tij dhe kërkesa e pacientes. Përgjithësisht, ndërhyrja realizohet nën anestezi lokale me kohë të shkurtër për shkak të sensibilitetit të madh të zonës dhe lokalizimit delikat të saj.
Duhet patur parasysh që ky operacion shkakton në shumicën e rasteve një edemë (enjtje) të madhe në zonën e vulvës dhe kjo enjtje zgjat 2-3 javë.