Liftingu i krahëve

Liftingu i pjesës së brendshme të krahëve realizohet kur ekziston një lëshim i lëkures në brendësi të krahëve, i cili nuk mund të zgjidhet vetëm me një lipoaspiracion, por nevojitet të bëhet një tërheqje e lëkurës dhe tendosja e saj për të korrigjuar pamjen e krahëve. Ndërhyrja ka për qëllim heqjen e tepricës së dukshme të lëkurës, reduktimin e dhjamit që ndodhet poshtë saj dhe tendosjen e lëkurës në brendësi.

Përpara ndërhyrjes

Kirurgu do t’ju kërkojë kryerjen e analizave mjekësore për të përjashtuar çdo kundërindikacion të mundshëm ndaj ndërhyrjes dhe çdo risk që mund të lidhet me të. Ju duhet të kryeni gjithashtu vizitën tek mjeku anesetezist rreth 48 orë para interventit. Këshillohet të evitoni marrjen e medikamenteve më bazë aspirine, të paktën 10 ditë para ndërhyrjes.

Anestezia

Liftingu i pjesës së brendshme të krahëve realizohet nën anestezi lokale të thelluar me qetesues që administrohen në rrugë intra-venoze. Në raste të veçanta mund të nevojitet gjithashtu anestezi e përgjithshme, sidomos kur ndërhyrja shoqërohet nga akte të tjera kirurgjikale. Gjithsesi ky është një vendim i cili merret pas diskutimit ndërmjet jush dhe mjekëve, kirurg dhe anestezist.

Ndërhyrja

Çdo kirurg adopton një metodë të vetën të cilën e përshtat me rastin që do të trajtojë, për të arritur rezultatet më të mira. Gjithsesi parimet bazë të këtij interventi janë të njëjtat. Konkretisht, ndërhyrja kryhet nëpërmjet realizimit të një incizioni në gjatësisnë e brendshme të krahut, e cila bën të mundur mbledhjen e lëkurës. Nëse shihet e nevojshme, një lipoaspiracion i krahëve mund ti shtohet ndërhyrjes, për të arritur rezultate sa më të mira. Në raste të veçanta, incizioni mund të jetë i kufizuar vetëm në zonën e sqetullës.

Pas ndërhyrjes

Zakonisht dalja nga klinika/spitali mund të bëhet të nesërmen e ndërhyrjes. Ato që shfaqen të parat janë edemat dhe ekimozat, të cilat zhduken spontanisht pas 15-20 ditësh. Dhimbjet nuk janë të forta, ato kufizohen në zonën e ndërhyrjes dhe vijnë kryesisht si pasojë e kryerjes së veprimeve të caktuara (lëvizje të befta, zgjatje, etj). Këshillohet pushim absolut ditët e para pas ndërhyrjes dhe evitim i sforcos fizike për të paktën 1 muaj. Cikatricja mund të jetë pak e kuqe gjatë 3 muajve të parë, por pas 3 muajve ngjyra e saj normalizohet. Duhet të evitohet ekspozimi në diell po ashtu 3 muaj pas ndërhyrjes.

© Copyright 2019 - Kirurgjia Estetike Franceze | Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Enfold Theme by Kriesi
Dërgo një mesazh