Përdorimi i këtij aparati rekomandohet për trajtimin e celulitit, drenazh limfatik, tonifikim dhe rimodelim të trupit si dhe trajtim anti-age të fytyrës. Aparati I STARVAC ka efekte në trup dhe në fytyrë.
Në fytyrë ai, stimulon mikroqarkullimin dhe bën të mundur oksigjenimin e saj, stimulon tonifikimin, rrit elasticitetin e lëkurës duke stimuluar aktivizimin e fibroblasteve, eksfolion qelizat e vdekura, redukton rrudhat. Në trup, ai përmirëson vaskularizimin, bën drenazh limfatik, rimodelon dhe tonifikon pjesë të ndryshme të trupit dhe bën trajtim anticelulit.