Plastika abdominale

Sa herë që përveç një barku të madh, kemi të bëjmë me dëmtime të mëdha të lëkurës, rënie të konsiderueshme të saj, smaliatura të shumta, etj, një lipoaspiracion është I pamjaftueshëm për të korrigjuar pamjen e barkut. Në këto raste, kirurgu do t’ju këshillonte një abdomenoplastikë, apo operacion plastik të barkut.Qëllimi i një ndërhyrje të tillë është heqja e lëkurës të rënë apo të dëmtuar dhe tendosja e lëkurës së shëndetshme periferike. Gjatë të njëjtës kohë operatore, mjeku mund të parashikojë kryerjen e një lipoaspiracioni për të hequr tepricat dhjamore.

Abdomenoplastika heq një pjesë të madhe lëkure, pikërisht në zonën midis ombilikut dhe pubisit. Lekurës së shëndetshme, që gjendet zakonisht mbi ombilik, do ti bëhet një prerje e poshtme në mënyrë të tillë që të bëhet ristrukturimi i zonës abdominale me një lëkurë të një cilesie të mirë. Ombiliku do të ruhet dhe rivendoset në pozicion normal falë nje incizioni në lëkurën e zgjatur poshtë. Një kirurgji e këtij lloji lë gjithmonë një cikatrice të gjatë dhe jo shumë të fshehur, që varet nga madhesia e lëkurës së hequr. Në shumicën e rasteve kjo cikatrice bëhet në vijen e sipërme të qimeve të pubisit dhe vazhdon deri ne rrëzë të kofshës.

Para ndërhyrjes

Kirurgu do t’ju kërkojë kryerjen e analizave mjekësore për të përjashtuar çdo kundërindikacion të mundshëm ndaj ndërhyrjes dhe çdo risk që mund të lidhet me të. Ju duhet të kryeni gjithashtu vizitën tek mjeku anesetezist rreth 48 orë para interventit. Këshillohet të evitoni marrjen e medikamenteve më bazë aspirine, të paktën 10 ditë para ndërhyrjes.

Anestezia

Anestezia që nevojitet gjatë një abdomenoplastike është anestezi e përgjithshme klasike, gjë që do të thotë se ju nuk do të ndieni asgjë dhe do të jeni në gjumë gjatë gjithë kohës operatore.

Ndërhyrja

Çdo kirurg adopton një metodë të vetën të cilën e përshtat me rastin që do të trajtojë për të arritur rezultatet më të mira. Gjithsesi parimet bazë të këtij interventi janë të njëjtat. Zona e incizioneve që korrespondon me atë të cikatriceve të ardhshme është ajo që u përshkrua më sipër.  Praktikisht cikatricja do të jetë më e madhe sesa sasia e shtresave që do të hiqen. Tepricat dhjamore mund të hiqen me lipoaspiracion dhe ju mund t’ia kërkoni këtë kirurgut tuaj.

Pas ndërhyrjes

Duhen parashikuar fashime për rreth 15 ditë pas ndërhyrjes. Një korse speciale këshillohet të mbahet për 2-4 javë, ditën dhe natën. 2-3 muajt e parë cikatricja do të jetë pak e kuqe, por do te zhduket spontanisht, përgjithësisht pas muajit të 3-të. Zona e operuar nuk duhet të ekspozohet në diell para 3 muajve post operatorë. Praktikimi i aktivitetit sportiv mund të fillojë në mënyrë progresive që nga java e 6-të post-operatore. Rezultati do të jetë vërtet i dukshëm dhe i kënaqshëm 1 vit pas ndërhyrjes. Për këto lloj ndërhyrjesh duhet në fakt të keni shumë durim, të prisni kohën e nevojshme për zhdukjen e cikatrces, dhe të realizoni gjatë kësaj kohe një ndjekje të mirë dhe periodike me mjekun tuaj. Për sa i përket cikatrices, duhet të dini që ajo nuk zhduket totalisht. Pas përmirësimit estetik që shumë shpesh është mëse i kënaqshëm, plastikat abdominale sjellin përgjithësisht një përmirësim të dukshëm të jetës për pacienten. Zakonisht, ky përmirësim dhe mirëqenie psikologjike ndihmojnë pacienten të rregullojë dhe probleme të tjera siç mund të jetë ekuilibri i saj ponderal (pesha).

© Copyright 2019 - Kirurgjia Estetike Franceze | Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Enfold Theme by Kriesi
WhatsApp chat