Curl lift

Kjo teknikë ka të bëjë me vendosje të fijeve mbajtëse nën lëkure për të evituar rënien e saj. Ju mund të keni dëgjuar të flitet për fijet ruse, fijet e arta, por teknika ka avancuar mjaft deri në ditët e sotme. Është një teknikë që trajton thjesht dhe shpejt fillimet e lëshimit në fytyrë dhe qafë duke përdorur fije të cilat mbajnë dhe mbështesin këto zona. Ky operacion i vogël realizohet nën anestezi lokale dhe nuk zgjat më shumë se një orë. Fijet që vendosen janë të patretshme dhe adaptohen shumë mirë me shtresën ku vendosen.

Numri dhe gjatësia e fijeve varen nga zona që trajtohet, por cilido qoftë numri i fijeve që vendosen (zakonisht vendosen 2-3 fije për zonë), pacienti nuk ka asnjë kosto sociale, mund të rimarrë aktivitetitn e tij normal që ditën e parë, duke u kujdesur të mos sforcohet dhe mos ushtrojë asnjë presion mbi zonën e trajtuar. Komplikacionet janë të vogla dhe ndodhin rrallë, mund të vërehet edemë apo skuqje e lehtë që zhduket shpejt.

Rezultatet janë ato të një liftingu, pa kirurgji, pa cikatrice dhe pa dhimbje. Ato janë imediate ndërkohë që vërehet një përmirësim i rezultatit në 3-7 muaj pas ndërhyrjes, falë depozitimit të kolagjenit rreth fijeve të vendosura duke rritur vëllimin. Rezultatet mund të zgjatin për një kohë të gjatë (3-5 vjet) por nuk janë të përhershme.

Dërgo një mesazh