Liftingu cerviko facial është liftingu që kërkohet dhe realizohet më shpesh dhe konsiston në korrigjimin, në mënyrë kirurgjikale, të shenjave të plakjes duke filluar nga tëmthat deri poshtë faqeve. Ndërhyrja ka për qëllim trajtimin e rënies dhe lëshimit të lëkurës si dhe të muskujve të fytyrës (tëmtha dhe vetulla, faqe, mollëza) dhe të qafës, gjë që bën të mundur rigjetjen e pamjes suaj të para 10 apo 12 viteve.
Muskujt tendosen në mënyrë që të korrigjohet lëshimi i tyre dhe lëkura pritet për të eleminuar tepricën e saj pas tendosjes. Ky aksion i dyfishtë bën të mundur përftimin e një rezultati natyral dhe të gjatë në kohë. Incizionet në lëkurë janë të fshehura në pjesën e flokëve dhe rreth veshit. Cikatricja është po ashtu e pothuajse e fshehur. Liftingu cerviko facial realizohet përgjithësisht rreth moshës 40-50 vjeçare.
Kjo ndërhyrje mund të plotësohet me një ndonjë operacion tjetër estetik si; kirurgjia estetike e kapakëve të syrve (blefaroplasti), korrigjimin e rënies së rrudhave të ballit (lifting frontal endoskopik), apo me terapi të tjera mediko-kirurgjikale si dermabrazion, lazer, peeling, trajtim mjëkesor i rrudhave, injeksione botoksi.
Kirurgu do t’ju këshillojë kryerjen e anailzave preoperatore për të eleminuar çdo lloj problemi të mundshëm apo kundërindikacioni. Po ashtu, para ndërhyrjes bëhet konsulta me mjekun anestezist. Këshillohet të lahen floket ditën që do të kryhet ndërhyrja.
Anestezia që përdoret për këtë ndërhyrje mund të jetë ajo e përgjithshme, ose anestezi lokale e thelluar me qetësues që administrohen ne rrugë intra-venozë.
Parimet bazë të ndërhyrjes janë përgjithësisht të njëjtat, pavarësisht teknikës operatore të kirurgut. Incizioni bëhet i fshehur, pranë flokëve dhe përreth veshit. Pas incizionit bëhet shkëputja dhe shtrirja e lëkurës, masa e të cilës ndryshon në funksion të rastit. Në rastet e tepricave dhjamore të lokalizuara, do të ishte i nevojshëm një lipoaspiracion, i cili mund të kryhet gjatë të njëjtës kohë operatore. Qepjet bëhen pa u tendosur shumë dhe në fund të ndërhyrjes realizohet një fashim rreth kokës. Në varësi të rastit dhe kirurgut nderhyrja zgjat 2-3 orë.
Gjatë ditëve të para pas operacionit është krejtësisht normale që të keni edema (enjtje), që mund të jenë shumë më të dukshme ditën e dytë sesa të parë, ekimoza në pjesën e qafës apo të mjekrës, dhimbje sidomos pas veshëve dhe rreth qafës. Ekimozat dhe edemat zhduken spontanisht rreth javës së dytë post operatore. Gjatë ditëve të para pas operacionit rekomandohet pushim absolut dhe evitimi i sforcimeve të tepërta.
Pas 2-3 muajsh ju mund të kemi një ide të mirë për rezultatin. Cikatricet mund të jenë pak të kuqe në fillim, por ato normalizohen rreth muajit të tretë. Rezultati i rigjenerimit është mjaft i pëlqyeshëm dhe natyral.