Për të luftuar kundër shenjave të plakjes ekzistojnë një sërë hormonesh. Ato që përdoren më shumë janë:
DHEA, është një hormon të cilin trupi ynë e prodhon në sasi të mjaftueshme deri në moshën 30-vjeçare. Pas kësaj moshe prodhimi i tij fillon të bjerë. Studime të shumta kanë treguar se ai vepron në disa aspekte të plakjes : kujtesa, depresioni, çrregullime të gjumit, masat kockore, ato muskulore, libido dhe në cilësinë e lëkurës.
Melatonina, është një hormon i cili sekretohet nga një gjëndërr e trurit: gjendrra pineale. Roli i saj është të rregullojë ritmet biologjike të organizmit tonë duke vepruar mbi lodhjen, pagjumësinë etj.
Hormoni i rritjes, ashtu si hormonet që përmendëm, pakësohet me moshën për tu bërë inekzistent rreth të 60-ave. Ai vepron sidomos në konsolidimin e kockave, në lëkurë ku përmirëson teksturimin e saj si dhe në masat muskulore duke vepruar në shkatërrimin e dhjamit. Por duhet bërë kujdes, pasi përdorimi pa kriter i tij mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.