Kirurgjia estetike franceze
Zgjidhni një kirurgji estetike moderne dhe inovative per rezultate unike dhe natyrale!
Klinika mjekësore “Champs Elysées” është një nga klinikat e para të dedikuara mjekësisë dhe kirurgjisë estetike në Shqipëri. Ajo filloi aktivitetin e saj në vitin 2006 dhe solli përvojën franceze në këtë fushë. Si në Kirurgji Estetike, ashtu edhe në Mjekësi Estetike, ne ju propozojmë shërbimet tona pas një diagnostikimi të personalizuar. Ndërhyrjet që ne propozojmë përfshijnë të gjithë trupin, fytyrën, hundën, veshët, gjirin, siluhetën, barkun, krahët, kofshët dhe pjesët intime.
Mos hezitoni të na kontaktoni!
Ne dhe gjithë ekipi ynë është në dispozicion për t’ju dhënë përgjigje në çdo rast dhe për çdo problem tuajin. Ne mendojmë sinqerisht që kirurgjia dhe mjekësia estetike, munden, në njëfarë mënyre, të lehtësojnë shpirtin duke trajtuar trupin. Mirëqënia e pacientit është shqetësimi ynë absolut.
Kryerja e një ndërhyrje mjekësore ose kirurgjikale mund të bëjë të mundur lehtësimin e pacientëve të cilët kanë një kërkesë specifike që lidhet me përmirësimin e imazhit të tyre dhe mund ta transformojë jetën e tyre duke përmirësuar të përditshmen e tyre.
Për të garantuar cilësinë më të mirë të shërbimeve që ne ju propozojmë, ne ju ofrojme ekspertizën e mjekëve më me reputacion në Shqipëri dhe Francë. Ju do të priteni nga profesionistë që do të kujdesen për mirëqënien tuaj gjatë gjithë kohës që ju do të kaloni në klinikën tonë. Tek ne, ju do të gjeni kirurgë me eksperiencë të gjatë në fushën e kirurgjisë estetike, anestezistë me përvojë të padiskutueshme dhe një ekip shërbimi të kujdesshëm ndaj çdo nevoje tuajën. Klinika jonë ofron një infrastrukturë që respekton normat europiane në këtë fushë, sigurinë dhe kushte higjene të panegociueshme.
Duke patur parasysh që çmimi luan një rol të rëndësishëm për pacientët tanë, ne ju garantojmë shërbimet më të mira me çmimet më të favorshme.
Me partnerin tonë, iutecredit, ne ju mundësojmë pagesa me këste për çdo shërbim, nga 5000 lekë deri në 300 000 lekë. Na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni!
Mos humbisni mundësinë për të patur shërbimin që dëshironi menjëherë, me një pagesë që mund të shtrihet deri në 24 muaj dhe me këste që iu përshtaten mundësive tuaja.