Cryolipoliza

Cryolipoliza është një teknikë e cila filloi të përdorej para rreth dhjetë vitesh duke u nisur nga konstatimi se persona të cilët kalonn kohë në temperatura shumë të ulëta, humbisnin një pjesë të shtresave të tyre dhjamore. Në këtë kostatim bazohet parimi bazë i cryolipolizës: ftohje në thellësi e dhjamit nën lëkurë. Aparati që përdoret thith dhe ftoh më pas zonën që trajtohet, deri në temperatura nën 0˚C. Për një kohë nga 30-45 min ftohja e zonës bën të mundur apoptozën (vdekjen e qelizave dhjamore). Qelizat e vdekura eleminohen më pas nëpërmjet rrugëve natyrore rë organizmit, në një periudhë nga 3 javë deri në 2 muaj.

Objektivi i cryolipolizës është të eleminojë tepricat dhjamore të lokalizuara që shpesh i rezistojnë dietave ushqimore apo praktikimit të sportit.Kjo praktikë rekomandohet veçanërisht për zonat me sasi dhjami të moderuar nga 2-6 cm, zona të cilat ju mund ti identifikoni dhe matni gjatë konsultës së parë.Cryolipoliza aplikohet mbi zona të ndryshme të trupit: bark, hije, kofshë, pjesa e brendshme e krahëve, shpinë, gjunjë.

Duhet të dini se cryolipoliza nuk pretendon të sjellë zgjidhje për humbjen në peshë dhe as të ekuilibrojë peshën tuaj. Ajo nuk mund të bëjë asgjë për obezitetin dhe nuk zëvendëson higjenën e jetës dhe ushqimin korrekt. Por ajo është shumë efikase në rastet kur kërkojmë të përmirësojmë siluhetën në mënyrë precize dhe të harmonizuar.

Dërgo një mesazh