Parimi i flebektomisë
Së pari, mjeku flebolog ju bën nje eko doppler për të parë gjendjen tuaj dhe për të shënuar rrugën që përshkruan vena. Më pas ai bën një incizion të vogël, 1-2 mm, me bisturi ose me gjëlpërë, nëpërmjet të cilit nxjerr variçen me grep. Flebektomia mund të kryhet në të njëjtën kohë me trajtimin e një vene safenë duke ndërhyrë në degëzimet e saj ose mund të jetë një ndërhyrje vetëm mbi variçe të izoluara ose recidiva të tyre. Procedura zakonisht kryhet nën anestezi lokale, rrallë nën anestezi të përgjithshme, kryesisht në rastet kur flebektomia asociohet me trajtimin e një vene safenë. Disa kirurgë aplikojnë një anestezi që vepron vetëm mbi gjymtyrët e poshtme të trupit, por këtë mund ta diskutoni me flebologun gjatë konsultës së parë.
Prerjet që realizohen para flebektomisë nuk kanë nevojë për qepje. Mjeku do ti mbyllë ato nëpërmjet steristripeve që ngjiten sipër.
Pas ndërhyrjes
Ndjekja operative është zakonisht e shkurtër, por kjo varet nga ndërhyrja dhe lloji i anestezisë që është përdorur. Nëse është kryer vetëm flebektomi, pacienti mund të rifillojë ecjen dhe aktivitetet në të njëjtën ditë. Dhimbjet janë të lehta dhe zakonisht trajtohen me paracetamol. Mund të shfaqen edhe shenja nxirrjeje të cilat zhduken brenda 2-3 javësh. Pacienti mban fasho kompresuese për 48 orë pas ndërhyrjes. Nëse flebektomia është praktikuar e asociuar me trajtimin e një vene safenë, atëherë ndjekja post-operatore zgjat 3 javë mesatarisht.
Rezultatet janë përfundimtare, por të tjera variçe mund të shfaqen në vende të tjera.Flebektomia është një teknikë e sigurt me komplikacione të rralla, por ekziston nje rrezik i mundshëm tromboze, te cilin duhet ta diskutoni me mjekun flebolog.