Mjekësia estetike u shfaq për herë të parë në vitet ‘90 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpejt u përhap edhe në Evropë. Kjo disiplinë pati kulmin e saj me aplikimin e trajtimeve anti-rrudhë (kolagjeni, acidi hialuronik) dhe sidomos me toksinën botulike (Botox). Parimi i mjekësisë estetike është të ngadalësojë dhe të korrigjojë shenjat e plakjes si, rrudhat, lëshimin e lëkurës, apo edhe tkurrjen e fytyrës, me anë të gjesteve që nuk janë kirurgjikale.
Dy janë metodat që kjo mjekësi përdor sot: metoda e mbushjes nëpërmjet injektimit të produkteve të tretshme ose jo, dhjamore, etj…) dhe metoda si peeling, lazer-abrazion, mikroaspiracion që praktikohen jashtë dyerve të sallës së operacionit. Këto trajtime bëhen zakonisht përpara kirurgjisë apo ndonjëherë edhe si plotësues të saj. Është e rëndësishme të theksojmë se përdorimi i gjithë këtyre produkteve duhet bërë vetëm nga mjekë të specializuar.
Shpesh njerëzit pyesin se në ç’moshë duhet të fillojnë ti drejtohen mjekësisë estetike. Në fakt, nuk ka një moshë të caktuar për ketë. Si një indikacion i parë shërben gjithmonë shfaqja e shenjave të para të plakjes dhe kjo është relative nga një individ tek tjetri. Në përgjithësi, bëhet fjalë për një moshë mesatare që lëviz midis 30-35 vjet, por gjithçka varet nga trashëgimia dhe mënyra e jetesës. Është mjeku ai që identifikon kërkesën e pacientit të tij dhe shërbimin që i nevojitet. Nëse tek moshat e reja, ku rrudhat sapo kanë filluar të shfaqen, mund të rekomandohet një peeling, tek moshat mbi 60 vjet mjeku rekomandon shpesh edhe akte kirurgjikale.
Siç e thamë dhe më sipër, mjekësia estetike përdor një sërë teknikash. Aktualisht estetika është duke shtuar teknikat për rinimin dhe rigjenerimin. Ato po bëhen gjithashtu më të thjeshta, me më pak komplikacione dhe i adresohen një numri më të madh njerëzish. Ndërsa para disa vitesh ekzistonin vetëm operacione të mëdha që i adresoheshin personave të pjekur në moshë apo të moshuar, sot në shumicën e rasteve nuk janë të moshuarit që duan të rinohen, por janë të rinjtë që duan të mbeten të rinj sa më gjatë.
Sot mjekët apo kirurgët estetikë ofrojnë një gamë peelings jo shumë agresivë, produkte mbushjeje për trajtimin e rrudhave dhe lazerin, i cili ofron rezultate të shkëlqyera në shumicën e rasteve. Lipofilling apo injektimi i dhjamit të marrë tek pacienti është gjithashtu një teknikë natyrale dhe e sigurt me rezultate që zgjatin në kohë.
Shërbimet tona të mjekësisë estetike përfshijnë: