Radiofrekuenca

Është një trajtim që konsiston në rritjen e temperaturës së qelizave dhjamore dhe të fibrave sub-kutane të kolagjenit për të arritur një « inflamacion të kontrolluar », pas së cilit vërehen skuqje dhe edema në lëkurë. Zona që duhet të trajtohet ndahet në zona pune më të vogla, në mënyrë që të arrihet një rezultat më i kontrolluar dhe më i lokalizuar. Gjatë trajtimit duhet ngritur temperatura e zonës ku punohet deri në 40°C  për disa minuta. Zonat punohen një nga një, lihen të ftohen dhe rifillohet nga fillimi. Ndonjëherë nuk është e mundur ngritja e temperaturës deri në 40 °C, sepse kjo varet nga individi me të cilin punohet si dhe nga temperatura bazale e trupit të tij.

Para fillimit të trajtimit, mbi zonën ku do të punohet aplikohet një shtresë e hollë xheli kontakti (si ai i ekografive). Programi adaptohet në varësi të zonës dhe fillon puna. Pacienti provon një ndjesi të këndshme të një rrëshqitjeje të pandërprerë deri sa zona nxehet. Në këtë moment puna ndërpritet për të rifilluar pasi të jetë ftohur. Për një rezultat të mirë, protokolli parashikon 6-8 seanca. Radiofrekuenca mund të realizohet në çdo moment të vitit dhe lëkura e nxirë nga dielli nuk përbën asnjë problem.

Dërgo një mesazh