Mastopeksia

Mastopeksia është ndërhyrja që korrigjon ptozën mamare e cila përkufizohet si një mbledhje e gjëndrës mamare dhe rënie/lëshim i lëkurës që e mban atë. Gjiri bie më poshtë dhe pjesa e sipërme e tij humbet konsistencën duke krijuar një zgavër. Ptoza vjen zakonisht pas një humbje të madhe në peshë, pas një shtatzanie apo dhënie gjiri, por ajo mnd të shfaqet edhe spontanisht. Ka raste kur ptoza shoqërohet me hipotrofi mamare (volum i vogël i gjirit) ose me hipertrofi mamare (volum eksesiv i gjirit). Qëllimi i interventit është të rivendosë areolën dhe mamelonin në pozicionin e duhur, të vendosë në qëndër gjëndrrën dhe të bëjë një tërheqje të lëkurës për të arritur në një pamje homogjene të gjinjve.

Ndërhyrja bën të mundur ngritjen e gjirit duke mbledhur lëkurën që e mbështjell atë dhe duke e qëndërzuar. Lëkura e tepërt hiqet duke i dhënë gjirit një pamje më të bukur dhe areola e mameloni ngrihen më lart.

Cikatricet që mbeten nga operacioni kanë të bëjnë pikërisht me prerjen dhe mbledhjen e lëkurës. Në rastet kur ptoza është e madhe edhe cikatricja bëhet më e madhe duke marrë formën e nje T-je të përmbysur.

Ndodh që ptoza të shoqërohet me një hipertrofi mamare dhe në këto raste ju mund të diskutoni me mjekun për rritjen e vëllimit nëpërmjet vendosjes së protezave.

Dërgo një mesazh